Prezantuesi qesharak, që nuk di të shqiptoj emrat e Messit, Fabregasit dhe Azpilicuetas (VIDEO)

Futboll 21 Mars 2018 17:29

Një televizion nga kontinenti i Afrikës ka dhënë epilogun e takimit në Champions League mes Barcelonës dhe Chelsea. Ky takim përfundoi me fitore të Barcelonës, në një ndeshje në të cilën shkëlqeu Lionel Messi. Në këtë takim Messi po ashtu ka shënuar edhe golin e 100 personal në Champions League.

Në këtë video, shihet prezantuesi i edicionit informativ nga televizioni afrikan UTV, të këtë probleme serioze në shqiptimin e emrit të Lionel Messit dhe Cesat Azpilicuetas. Video shumë simpatike në të cilën prezantuesi ka vështirësi të shqiptoj emrat e lojtarëve të Barcelonës dhe Chelsea, apo ndoshta pse nuk është gazetar sporti, po qarkullon në internet, duke bërë trafik viral në rrjetet sociale.

Më poshtë, mund ta shikoni video e prezantuesit i cili flet në gjuhën angleze: