Prishtina arrin në Britani, nesër takohet me Connah’s

Futboll 28 Korrik 2021 15:30

Kampionja e Kosovës, Prishtina ka arritur në Britani para ndeshjes me Connah’s Quay Nomads që zhvillohet në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.

Prishtina ka arritur në aeroportin e Manchesterit në Britani para ndeshjes me Connah’s Quay Nomads.

Kryeqytetasit sot në ora 20:00, do të zhvillojnë seancën stërvitore para ndeshjes ndaj skuadrës uellsiane.

Skuadra do të akomodohet në Cheseter para ndeshjes së nesërme e cila do të zhvillohet në “Deeside Stadium”.

Ndeshja do të fillojë në orën 20:00.

-->