Prishtina arrin në Turqi, e gatshme për përballjen në Europe Cup

Superliga 08 Janar 2019 13:16

Klubi i basketbollit Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin turk Pinar Karsiyaka në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit luajnë nesër mbrëma në Turqi në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së dytë të FIBA Europe Cup.

Bardhekaltrit në dy xhirot e para të këtij grupi e kanë pësuar një humbje dhe e kanë shënuar një fitore.

Disfatën e kanë pësuar nga s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e kanë shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe KB Prishtina me nga 3 pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me 2 pikë.

Ndeshja e nesërme do të luhet me fillim nga ora 18:30 në Izmir.