Prishtina – Ballkani, këto janë kuotat në dy bastoret botërore

Futboll 29 Korrik 2020 09:52

Sot do të dihet klubi i tretë që do ta përfaqësojë Kosovë në garat evropiane. Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohet sot ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, ndeshje e cila do të mbyllë edicionin 2019/20, shkruan Insporti.com.

Të dy klubet synojnë trofeun pasi garanton biletën për daljen në garat evropiane. Prishtina në rast të fitores, do të jetë pjesëmarrëse për herë të katërt, ndërsa Ballkani do të shkruante histori të re të klubit, pasi për herë të parë do të kualifikohej në garat evropiane.

Ndeshja e sotme finale mes FC Prishtinës dhe Ballkanit është paraqitur edhe në dy kompanitë e famshme të basteve, “Bwin” dhe “Bet at Home”.

Image

Nga “Bwin” fitorja e FC Prishtinës llogaritet me shumën 2.45, barazimi me 3.20 dhe fitorja e Ballkanit me 2.55, ndërkaq nga kompania tjetër fitorja e kryeqytetasve me 2.44, barazimi me 3.10 dhe fitorja e mysafirëve me 2.50.

Pjesëmarrjen në Ligën e Evropës këto dy klube nuk arritën ta sigurojnë përmes Superligës, pasi Ballkani përfundoi sezonin në pozitën e tretë me 67 pikë, ndërsa “bardhekaltrit” një pozitë më poshtë me 62 pikë.

Image

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 17:45.

Gjyqtarë kryesor do të jetë Genc Nuza, për të cilin do të jetë finalja e katërt e tij që do të ndajë drejtësinë.

Ndryshe, fituesi i Kupës do t’iu bashkohet Dritës dhe Gjilanit që kanë siguruar daljen në garat evropiane përmes klasifikimit në tabelë. /Insporti.com/

-->