Prishtina – Bashkimi, barazohet gjithçka

Superliga 17 Prill 2019 21:47

Prishtina e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 78:68 në ndeshjen e dytë finale në basketboll për femra.

Pas fitores së prizrenaseve në ndeshjen e parë (66:64), kryeqytetaset janë kundërpërgjigjur me sukses dhe tashmë është barazuar gjithçka, në mënyrë që skuadrat të japin sinjal të qartë se do të bëhet luftë e madhe për titullin e kampionit, sukses ky të cilin e arrin ajo skuadër që i shënon tri fitore.

Ndeshja e sotme është karakterizuar me rivalitet shumë të madh në tre çerekët e parë, ndërsa në të katërtin Prishtina ka qenë më e mirë dhe në fund iu gëzua fitores me 10 pikë dallim.

Irma Konjusha me 20, Braennan Farrar (18), Saranda Daci (15) e Tykyra Williams me 14 pikë ishin më efikaset te Prishtia, derisa te Bashkimi, Danisha Shaw me 35 pikë ishte bindshëm më efikasja. Pikë dyshifrore (17) pati edhe Mary Stewart.

Ndeshja e tretë zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.