Prishtina bindshëm ndaj Cherkaski Mavpy

Basketboll 07 Nëntor 2018 20:41

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore tejet të rëndësishme si mysafire e skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy me rezultat 93:72

Me këtë fitore Prishtina e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin E të FIBA Europe Cup dhe kualifikimin në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.

Basketbollistët e trajnerit Damir Mulaomerovic gjatë gjithë kohës ishin më të mirë dhe fitorja e tyre nuk u rrezikua për asnjë moment.

Kjo është fitorja e tretë e Prishtinës në katër ndeshjet e deritashme, ndërsa në vazhdim do të jetë mikpritëse e skuadrës daneze Bakken Bears, e cila llogaritet favorite e këtij grupi dhe asaj rumune Steaua Bucuresti.

A.J. Davis me 26, Dardan Berisha me 16 e Divine Myles me 14 pikë ishin më efikasit në radhët e Z Mobile Prishtinës.

Te skuadra ukrainase me lojë të mirë u dalluan Brandon Young me 17 dhe Chris Chokley me 16 pikë të shënuara.