Prishtina bindshëm ndaj Rahovecit, një fitore larg titullit

Superliga 07 Maj 2019 23:25

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore bindëse, me rezultat 106:80, në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas humbjes në fundjavën që shkoi, që ishte e para për Prishtinën në këtë kampionat, kryeqytetasit kanë reaguar fuqishëm dhe sonte nuk i kanë dhënë asnjë shpresë Rahovecit për t’i befasuar edhe njëherë.

Divine Myles me 27 pikë ishte më efikasi te Prishtina, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Dardan Berisha (20), Ahmed Bashir (17), Edmond Azemi (12) dhe Mikaile Tmusic e Valon Bunjaku nga 10 pikë.

Fredrik Richardson me 19, Andrea Washington (16), Jams Stanback (13) dhe Fisnik Juniku e Deshon Minnis me nga 10 pikë ishin më të dalluarit te Rahoveci.

Prishtina sonte u udhëhoq nga trajneri Andin Rashica dhe ndihmësi Ilimen Bajra, pas Damir Mulaomerovic është i dënuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Ndeshja e katërt zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Nëse Prishtina shënon fitore, shpallet kampione, në të kundërtën do të duhet të zhvillohet edhe ndeshja e pestë.