Prishtina dhe Feronikeli në garë për sulmuesin nigerian

Futboll 07 Qershor 2020 08:15

Afati i transferimeve pritet të hapet shumë shpejtë në futbollin kosovar, ani pse gara e Superligës vetëm sa ka nisur.

Shumë prej lojtarëve u skadojnë kontratat në fund të muajit qershor, ndërkohë që klubet tashmë veçse kanë nisur të mendojnë për edicionin vijues.

Siç ka raportuar gjatë mbrëmjes mediumi “Indeksonline”, tashmë Prishtina dhe Feronikeli janë futur në garë për ta transferuar sulmuesin nigerian Paul Obi.

Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti, i cili ka theksuar se disa agjentë të këtyre klubeve e kanë kontaktuar atë.

“Disa agjentë më kontaktuan mua javën e kaluar dhe këtë javë”, theksoi ai fillimisht.

Tutje, ai tha se po do të transferohet në Superligën e Kosovës por duke mos e cekur se në cilën skuadër.

Obi shtoi se nëse Prishtina tregon më shumë interesim do të transferohet atje. Ai tregoi se e di që një nigerian (Otto John) luan në Prishtinë.

Paul Obi është 23 vjeçar që luan për ekpini finlandez, PEPO Lappeenranta. Pozicioni i tij është qendër-sulmues.

-->