Prishtina dhjetë herë finalist – ja sa Kupa ka fituar

Sot do të dihet klubi i tretë që do ta përfaqësojë Kosovë në garat evropiane. Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës do të zhvillohet sot ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, ndeshje e cila do të mbyllë edicionin 2019/20, shkruan Insporti.com.
Të dy klubet synojnë trofeun pasi garanton biletën për daljen në garat evropiane. Prishtina në rast të fitores, do të jetë pjesëmarrëse për herë të katërt, ndërsa Ballkani do të shkruante histori të re të klubit, pasi për herë të parë do të kualifikohej në garat evropiane.
FC Prishtina si klubi më i trofeshëm në Republikën e Kosovës, është për herë të dhjetë në finalen e kupës, derisa e ka fituar gjashtë herë këtë trofe.
Për herë të parë, klubi kryeqytetas e fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 1993/94, kur kishte mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat të ngushtë 2:1.
Ndërkaq, për herë të fundit, prishtinasit e fituan këtë titull në edicionin 2017/18, duke e mposhtur sërish Vëllaznimin e Gjakovës 1:1 (5:4) pas ekzekutimit të penalltive.
Trajnerët që e fituan kupën me FC Prishtinën janë Jusuf Tortoshi, Burim Hatipi, Ramiz Krasniqi, Afrim Tovërlani, Fadil Berisha dhe Mirel Josa.
Ndërkaq, me Ajet Shoshollin, Afrim Tovërlanin dhe Ramiz Krasniqin FC Prishtina i shënoi tri humbje në finalet e kësaj gare