Prishtina: Do të tërhiqemi nga garat

Futboll 08 Korrik 2020 19:26

KF Prishtina ka njoftuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, se me shumë gjasë do të largohet nga garat, raporton Insporti.com.

Pas përfundimit të derbit me Gjlanit, derbi të cilën Prishtina e humbi me rezultat 2:1 ka reaguar duke paralajmëruar se do të largohen nga garat.

“FC Prishtina me gjasë, 99 përqind do të tërhiqet nga garat”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prishtinës.

No description available.

Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi në fushë, ku futbollistët e Prishtinës së bashku me trajnerin Dallku kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes.

Ndër ta ishte edhe mesfushori Boshnjaku, i cili me lotë në sy kërkonte sqarime nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Kreshnik Vula.

Prishtina këtë derbi e përfundoi me një futbollistë më pak në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u ndëshkua me kartonë të kuq direkt pas një dueli me Gerhard Prognin e Gjilanit.

-->