Prishtina do t’i nis përgatitjet për stinorin pranveror më 5 janar, paralajmërohen largime dhe ardhje të reja

Futboll 12 Dhjetor 2021 21:31

Skuadra e FC Prishtinës pas ndeshjes së fundit të stinorit vjeshtor të luajtur të shtunën ndaj Llapit, ka shkuar në pushim.

Kampionët në fuqi të Kosovës kanë mbyllur gjysmën e edicionit në pozitën e pestë tabelore me 24 pikë, 11 më pak se Gjilani që është lider.

Futbollistët dhe stafi përcjellës i skuadrës “bardhekaltër” do t’i kthehen përgatitjeve për stinorin pranveror më 5 janar të vitit të ardhshëm, njofton faqja zyrtare e FC Prishtinës.

Klubi kryeqytetas, nëpërmjet një njoftimi konfirmuar dy largimet nga skuadra. Bëhet fjalë për Besart Berishën e Kristi Vangjelin.

Ndërsa, Prishtina ka paralajmëruar se nga skuadra do të ketë edhe largime të tjera, ndërsa pritet të ketë edhe figura të reja që do të zbarkojnë në “Fadil Vokrri”.

Njoftimi i plotë:

-->