Prishtina – Drenica, shënohet edhe goli i tretë i takimit

Futboll 19 Shtator 2020 16:09

Ditën e djeshme (e premte), filloi zyrtarisht sezoni i ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

Takimi i parë ishte ai në mes të Trepça 89 dhe Arbërisë, ku këta të fundit befasuan në debutimin e tyre në Superligë duke triumfuar 0-2.

Ndërkohë sot janë duke u zhvilluar dy takime shumë interesante, ku Prishtina është nikoqir i Drenicës ndërkohë Ballkani luan në udhëtim ndaj Besa Pejës së rikthyer në Superligë.


Prishtina 3 – 0 Drenica

Otto John (Pri) pranon një top fantastik nga Leonit Abazi në mesin e fushës dhe realizon pas një goditje fantastike në minutën e 73-të.

Endrit Krasniqi shënon mjeshtërisht për 2:0

Prishtina ka kaluar në epërsi në minutën e 30-të me anë të Leotrim Bekteshi pas një asistimi fantastik të Gledi Mici.

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E. Krasniqi, Abazi, Mankenda, John.

Drenica: Ymeri, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Hamiti, Dumani, Bejta, Doshklaku, Murati, Morina, Mëziu

No description available.

Besa Peja 0 – 4 Ballkani

Mirlind Daku ka kompletuar hettrikun e tij të parë me fanellën e Ballkanit teksa po luhet minuta e 69-të.

Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë në fillim të pjesës së dytë përmes Mirlind Dakut.

Ballkani ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të fal një goli nga afërsia të Ermal Krasniqit.

Besa: Kolaj, Scekic, Rajovic, Papuqi, Matos, Halili, Sheqerolli, Sebastian, Brruti, Tahiri, Matheus.

Ballkani: Haxhihamza, Thaqi, Potoku, Prekazi, Gashi, Gripshi, Korenica, Sinani, Krasniqi, Daku, Kuc.




-->