Prishtina e fiton derbin me Flamurtarin

Futboll 27 Mars 2019 16:02

Prishtina e ka mposhtur Flamurtarin në derbin e kryeqytetit, të zhvilluar sot në “Fadil Vokrri”.

Prishtina e Flamurtari sot zhvilluan ndeshjen e mbetur të javës së 23-të të IPKO Superligës, transmeton Insporti

Skuadra bardhekaltër fitoi bindshëm në këtë përballje, me rezultatin e thellë 3:0.

Prishtina shkoi në pushimin e pjesës së parë epërsinë prej 2:0, me golat që i shënuan Meriton Korenica (16’) dhe Mario Morina në minutën e 22-të.

Në pjesë të dytë, ishte Meriton Korenica ai i cili realizoi sërish, për epërsinë 3:0 dhe rezultatin përfundimtar, në minutën e 56-të.

Prishtina tani në pozitën e dytë ka 50 pikë pas 23 xhirove, kurse Flamurtari me 28 pikë është në pozitën e 9-të. /Insporti.com/

-->