Prishtina e nis me fitore bindëse

Uncategorized 14 Shtator 2021 22:13

Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës 56:124 (8:35, 20:28, 12:29, 16:32), në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në basketboll, takim që u zhvillua në kryeqytet.

Prishtinasit e nisën ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, duke dominuar pa problem, për të fituar çerekun e parë 8:35.

Periudha e dytë ishte paksa më e baraspeshuar, sidoqoftë u kontrollua nga basketbollistët prishtinas që u fitua 20:28, duke shkuar në pushim me rezultat 28:63.
Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë dallim nga ajo e para. Kryeqytetasit nuk ndalen duke e fituar periodën e tretë, 12:29, ndërsa rezultati në

semafor pas 30 minutash ishte 40:92. Në 10 minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Prishtina triumfon 56:124.

Te Drita u dallua Arian Memeti me 19 pikë, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Don Polloshka me 27 pikë e gjashtë asistime, Jan Palokaj me 11 pikë e 11 asistime, Lejson Zeqiri me 20 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 16 pikë e nëntë kërcime.

XHIROJA I

Drita – Prishtina 56:124
E mërkurë
17:00 Trepça – Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi.

-->