Prishtina e nis vitin me përforcim

Basketboll 04 Janar 2019 13:41

Bardhekaltrit synojnë të jenë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare edhe në vitin 2019

Klubi i basketbollit Prishtina ka njoftuar sot për përforcimin e parë në vitin 2019.

Bardhekaltrit e kanë sjell në skuadër basketbollistin Ahmed Bashir, në kërkim të suksesit edhe këtë vit në arenën ndërkombëtare, respektivisht në FIBA Europe Cup.

“Muhamad Ahmed Bashir lojtari më i ri i KB Prishtina. Ahmed Bashir është i gjatë 2.01 m, peshon 95 kg dhe luan në pozitën Alo. Ishte ndër lojtarët më të dalluar në St. John’s University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kishte një mesatare prej 11.7 pikëve, 4.5 kërcimeve, 1.21 asistimeve. Shquhet për lojën e tij në mbrojtje dhe ngulitjet atraktive. Mire së vjen në shtëpinë e Kampionëve Ahmad Bashir. HajdePrishtinë”, ka shkruar klubi më i madh kosovar në grupin e tij zyrtar në Facebook.