Prishtina e pafat në shortin e FIBA Champions League

Basketboll 04 Korrik 2019 11:39

Skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin e raundit të parë në FIBA Champions League.

Është ekipi me renome në basketboll, Legia Warsaw me të cilën do të ndeshet.

Legia është skuadër që vjen nga Polonia dhe është mjaftë cilësore.

Në rast fitoreje, atëherë në fazën e dytë përballë do ta kenë ekipin e mirënjohur nga Rusia “Nizhny Novgorod”.

Me fitore kundër këtyre dy ekipeve kualifikohen në sezonën e rregullt në grupin C:

Iberostar Tenerife (ish kampion i Champions League)
Brose Bamberg (Gjermani)
CEZ Nymburk (Çeki)
VEF Riga (Letoni)
Peristeri (Greqi)
Gaziantep (Turqi)
si dhe fituesi i ndeshjeve (Benfica/Groningen/Mornar)