Prishtina e përfundoi stinorin pa asnjë humbje

Superliga 13 Prill 2019 21:12

Z Mobile Prishtina e ka shënuar fitoren e 28-të në po aq ndeshje, duke e përfunduar stinorin e rregullt të Superligës pa asnjë humbje.

Në javën e fundit, kryeqytetasit kanë fituar ndaj  Ponte Prizrenit me rezultat 106:71, në ndeshjen që u zhvillua në Lipjan.

Për skuadrën prizrenase kjo ishte humbja e 16-të karshi 12 fitoreve.

Fisnik Rugova me 20 pikë ishte më efikasi te Prishtina, Meriton Ismaili i shënoi 19, Divine Myles 18, ndërsa Rodney Bullock 17 pikë.

Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 17 e Blend Matoshi me 13 pikë.