Prishtina edhe me një super përforcim

Superliga 15 Gusht 2019 19:37

Klubi basketbollit të Prishtinës është përforcuar pak para se të nisë sezoni i ri në basketboll. Bardhekaltërit janë përforcuar me Jonathan Wade, i cili është njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në Superligën e Zvicrës.

“Wade i gjatë 1.93, lojtar i pozitave 2 dhe 3 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysmëdistanca dhe për depërtime energjike”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit në Facebook.

“Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje”.