Prishtina – Feronikeli, me këtë rezultat u mbyll ndeshja në “Fadil Vokrri”

Futboll 29 Qershor 2020 20:56

Prishtina nuk ka gabuar në përballje me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3:1.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndeshja u luajt pa tifozë, megjithatë loja ishte mjaft e hapur nga të dyja ekipet.

Otto John (11’) realizoi i pari, kurse Albert Dabiqaj (13’) barazoi shumë shpejt.

Për ta çuar ekipin të qetë në dhomat e zhveshjes u përkujdes Makenda (45′) që shënoi për 2:1.

Për rezultatin final u përkujdes Ahmed Januzi (57’) që vulosi fitoren e kryeqytetasve.

Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 54 pikë, katër më pak se liderja Drita, ndërsa Nikli me 44 pikë mban pozitën e pestë në tabelë.

-->