Prishtina – Feronikeli, pjesa e parë në “Fadil Vokrri” mbyllet me këtë rezultat

Futboll 29 Qershor 2020 19:56

Pjesa e parë e takimit Prishtina – Feronikeli është mbyllur me epërsinë 2:1 të kryeqytetasve.

Prishtina e Feronikeli po zhvillojnë ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në Superligë në “Fadil Vokrri”, shkruan Insporti

Kryeqytetasit do të kërkojnë që t’i afrohen sërish kryesuesve të Dritës, ndërkohë ‘industrialistës’ ende nuk janë dorëzuar në garën drejt Evropës.

Golat për Prishtinën në pjesë të parë i shënuan Otto John e Gauthier Mankenda, kurse për Feronikelin barazoi Albert Dabiqaj. /Insporti.com/

-->