Prishtina fiton derbin me Dritën, Ballkani mposht Gjilanin

Futboll 25 Prill 2021 17:02

Prishtina e ka fituar kryendeshjen e javës së 30-të ndaj Dritës në Gjilan në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit fituan 1:2 me përmbysje të rezultatit ndaj gjilanasve që ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 21-të me anë të Betim Haxhimusës.

Endrit Krasniqi e barazoi rezultati 11 minuta para fundit të pjesës së parë, kurse Besnik Krasniqi në të 71-tën e kaloi Prishtinën në avantazh dhe për t’ia siguruar pikët maksimale që e mbajnë skuadrën e tij në garë për titull.

Ballkani në anën tjetër ka shënuar fitore ndaj Gijlani me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Mevlan Zeka në minutën e 71-të.

Kësisoj, Ismet Munishi pësuan humbjen e dytë rresht nën drejtimin e Gjilanit, ndaj ish-skuadrës së tij.

Llapi në “Zahir Pajaziti” ka arkëtuar pikët e plota ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2:1.

“Minatorët” në minutën e tetë hapën serinë e golave me kapitenin, Muharrem Jasharin që realizoi për mysafirët.

Por, llapjanët nuk u dorëzuan dhe arritën fillimisht t’i barazpeshojnë shifrat në minutën e 49-të me Peposhin, ndërkohë Valmir Veliu pas një ore lojë kaloi Llapin në avantazh dhe për t’ia siguruar fitoren e rëndësishme në garë pë mbetje në elitë. 

-->