Prishtina fiton derbin me Llapin, Drenica mposht Ballkanin

Futboll 02 Maj 2021 17:01

KF Prishtina ka fituar derbin me KF Llapin duke u bërë edhe lidere e Superligës së Kosovës. Prishtina mposhti Llapin në udhëtim me rezultat 1:3, në derbin që përfundoi pak minuta më parë në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë, raporton Insporti.com.

Skuadra kryeqytetase ishte favorite për këtë ndeshje dhe ashtu doli duke e arritur një fitore të madhe në garën për titull të kampionit.

Golat e fitores i shënuan Mankenda (’15), Bekteshi (’42) dhe John (’64) shënuan për mysafirët dhe tri pikët e arta.

Ndërsa, për vendësit shënoi Aliu në minutën e 19-të.

Në ndeshjen e dytë që u zhvillua sot, ka ndodhur një befasi e madhe. Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 2:1.

Kjo fitore do të thotë shumë në këtë fund të kampionatit, pasi tre pikët e plota janë shumë të mirëpritura për skuadrën nga Drenica në garën për mbijetesë, kurse për Ballkanin një hap fals në garën për titull të kampionit. 

Uka (’19) dhe Denisson (’50) i shënuan golat e fitores për Drenicën, kurse për Ballkanin realizoi Zeka (’51).

Këto ndeshje ishte të vlefshme për xhiron e 32-të Superligës. /Insporti.com/

-->