Prishtina fiton ndaj ekipit izraelit në Ligën Ballkanike

Basketboll 14 Mars 2022 22:40

KB Sigal Prishtina e ka nisur me fitoren fazën e dytë në Ligën Ballkanike, duke treguar se synon që të shkojë deri në “Final 4”.

Prishtina e mposhti sonte skuadrën nga Izraeli, Hapoel Galil Elion.

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve përfundoi me rezultatin 74:68.

Sigal Prishtina momentalisht renditet e dyta në Grupin C.

-->