Prishtina-Flamurtari, një derbi vetëm në letër

Futboll 29 Tetor 2019 21:44

Përderisa në rajon derbi më i madh i futbollit është ai i kryeqytetit, në vendin tonë ndodh e kundërta.

Quhet derbi i Kryeqytetit dhe shpesh ka pasur edhe lojë të mirë në fushë por e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe në tribuna.

Përballja mes Prishtinës dhe Flamurtarit ka një karakteristik negative. Interesimi për të parë nga afër ndeshjen nuk i ngjanë derbit.

Pse po ndodh kjo, flasin ish futbollistët e të dyja skuadrave. Kushtrim Mushica që ka mbrojtur ngjyrat e të dyja skuadrave, thotë se derbi mbetet i zbehtë prej disa vitesh teksa kujton përballjet e dikurshme.

“Termi derbi është për skuadrat që vijnë nga i njëjti qytet. Në këtë rast në kryeqytetin tonë është dashur të jetë një derbi shumë më i zjarrtë. Në vitet e ’80 ka qenë një derbi shumë më i zjarrtë dhe ka mbledhur më të vërtet shumë shikueshmëri”, thotë Mushica për RTV Dukagjinin.

Image may contain: one or more people, people playing sport, stadium and outdoor

 

Ai tregon se kush ka faj që derbi i kryeqytetit nuk e ka vëmendjen e duhur.

“Në vend se të bëhej më interesant, derbi vjen edhe zbehet. Këtu ndoshta kanë faj edhe skuadrat që kjo ndeshje duhej të ishte ndër më të shikuarat”, shprehet me tej Mushica.

Edhe Arsim Plepolli që ka luajtur për të dyja skuadrat thotë se tifozët duhet t’i përkrahin të dyja skuadrat në çfarëdo situate.

“Nuk e di ku është problemi. Unë po e shoh që kur po luan Flamurtari po ka 10-30 shikues. Flamurtari dikur ka pasur tifozeri të flaktë. Tifozi duhet të përkrahë skuadrën në çdo mënyrë. Adrenalina e publikuar u jep kurajo dhe vullnet shumë të madh futbollistëve”, deklaroi Plepolli.

Derbi më i madh në Kosovë për momentin është ai në qytetin e Gjilanit kur përballen Drita me Gjilanin. Në këtë derbi është shumë vështirë të gjesh bileta./Burim Sejdiu, RTV Dukagjini/

Prishtina – Flamurtari, një derbi vetëm në letër

Përderisa në rajon derbi më i madh i futbollit është ai i kryeqytetit, në vendin tonë ndodh e kundërta. Pse po ndodh kjo, flasin ish futbollistët e të dyja skuadrave.Njëri nga ta thotë se këtë skuadër e përkrahin 10 deri në 30 tifozë.

Gepostet von Sporti në RTV Dukagjini am Dienstag, 29. Oktober 2019

-->