Prishtina – Flamurtari, shënohet goli i tretë në derbin e kryeqytetit

Futboll 27 Mars 2019 15:19

Është shënuar edhe goli i tretë në derbin e IPKO Superligës, ndërmjet Prishtinës e Flamurtarit.

Skuadra vendase, Prishtina, ka shënuar për epërsinë 3:0 ndaj rivalit të qytetit, transmeton Insporti

Meriton Korenica realizoi në minutën e 56′, duke e shënuar kështu golin e dytë në ndeshje.

Mesfushori i Prishtinës u gjend mirë në zonë, pas debutimit të mirë në krahun e djathtë nga Gauthier Mankenda.

-->