Prishtina gati për ndeshjen shumë të rëndësishme

Basketboll 09 Janar 2019 15:16

Me fillim në orën 18:30, Z Mobile Prishtina e zhvillon ndeshjen e xhiros së tretë në Grupin I të FIBA Europe Cup, në të cilën është mysafire e skuadrës turke Pinar Karsiyaka.

Prishtinasit e kanë nisur me humbje këtë aventurë, pasi në ndeshjen e parë u mposhtën sy mysafirë të skuadrës gjermane s.Oliver Wurzburg, pastaj në Prishtinë fituan ndaj Szolnoki Olaj të Hungarisë.

Renditjen në grup e kryeson Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Prishtina me nga 3 pikë, prandaj fitorja eventuale në ndeshjen e sotme do të ishte shumë e rëndësishme për skuadrën më të suksesshme në historinë e basketbollit kosovar.