Prishtina “harron” humbjen nga Rahoveci, fiton ndaj Ponte Prizrenit

Superliga 02 Tetor 2019 21:39

Sigal Prishtina e ka “harruar” humbjen nga Rahoveci dhe sonte e ka mposhtur Ponte Prizrenin me rezultat 111:76, në ndeshjen e javës së 2-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes dhe çereku i parë në përgjithësi paralajmëroi rivalitet më të madh, pasi këtë çerek prizrenasit e fituan me 23:21, por gjithçka ndryshoi në 10 minutat në vazhdim, periudhë të cilën kryeqytetasit e fituan me dallim prej 17 pikësh, 33:16.

Çereku i tretë ishte më i baraspeshuar, i cili, megjithatë, u takoi vendësve me 25:22, ndërsa i katërti 21:15, për ta fituar ndeshjen me shifrat 100:76.

Fahro Alihodzic me 19, Divine Myles (18), Mikaile Tmusic (15) dhe Edmond Azemi e Jonathan Wade me 13 pikë ishin më efikasit te Sigal Prishtina, në radhët e së cilës sonte nuk luajti Dardan Berisha.

Malcom Canada me 29 pikë ishte lider i Ponte Prizrenit, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Urim Zenelaj (16) e Aj Saners 14 pikë.

Për Sigal Prishtinën kjo është fitorja e parë, ndërsa Ponte Prizreni në dy javët e para ka pësuar po aq humbje.