Prishtina i bashkohet Yllit në finale të Superkupës Mbarëkombëtare

Basketboll 16 Tetor 2021 23:44

Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Vllazninë në Shkodër me rezultat 72:80 (26:16, 17:23, 15:21, 14:20).

Hapjen solemne të ndeshjes e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa kishte një numër të madh të mysafirëve, kurse palestra në Shkodër, ishte gati e mbushur me tifozë.

Ndeshjen më mirë e nisi skuadra e Vllaznisë, duke qenë në epërsi konstante, ku më e larta ishte dhjetë pikë, derisa çereku i parë përfundon me shifrat 26:16. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ndërsa shkodranët ngritën epërsi deri në 12 pikë, 36:24, por më pas rikthehen prishtinasit, duke afruar shifrat në 39:37, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 43:39.

Periodën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe duke pasur deri në shtatë pikë epërsi, 53:60, por pesë pikë nga vendasit bënë që rezultati në semafor pas 30 minutash të tregonte shifrat 58:60. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në çerekun e fundit, duke qenë vazhdimisht në epërsi dhe në fund triumfuan me shifrat 72:80.

Sigal Prishtina në finale do të përballet me Golden Eagle Yllin. Takimi final zhvillohet të dielën nga ora 19:00.

-->