Prishtina i mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës

Futboll 28 Maj 2019 14:51

Pasi e siguroi pjesëmarrjen në rundin paraeliminator të Ligës së Evropës, Prishtina tani ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshme në Evropë.

Prishtina kishte marrë pjesë në dy edicione të tjera në Evropë dhe e kishte kaluar një rund në pjesëmarrjen e mëhershme, duke bërë që tani ta fitojë koeficientin 1.250.

Kjo bën që kryeqytetasit të jenë në mesin e klubeve bartëse në rundin paraeliminator.

Skuadrat më të forta në këtë fazë janë vendosur në vazon e skuadrave bartëse dhe ato do të ndeshen me skuadrat jobartëse, të cilat në letër janë më të dobëta.

Këtë vend në Ligën e Evropës, Prishtina e fitoi përmes radhitjes në pozitën e dytë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës. Feronikeli do të garojë në kuadër të Ligës së Kampionëve, si kampion i Kosovës.

Skuadrat bartëse në raundin paraeliminator:
La Fiorita (San Marino) 3.000
Progres Niedkorn (Luksemburg) 2.750
Cliftonville (Irlandë e Veriut) 2.500
Europa (Gjibraltar) 2.000
NSI Runavik (Ishujt Faroe) 1.750
KI Klaksvik (Ishujt Faroe) 1,250
Prishtina (Kosovë) 1,250

Skuadrat jo bartëse/Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës

Sant Julia (Andorrë) 1,250
Engordany (Andorrë) 1.250
Tre Fiori (San Marino) 1.000
Barry Town United (Uells) 0.825
Cardiff Metropolitan University (Uells) 0.825
St Joseph’s (Gjibraltar) 0.800
Ballymena United (Irlandë e Veriut) 0,775

-->