Prishtina kampione e sezonit të rregullt – këto janë ndeshjet e plej-ofit

Superliga 20 Prill 2018 22:21

Ka përfunduar sezoni i rregullt në basketbollin kosovar. Janë mësuar tashmë edhe katër ekipet që do të garojnë në plejofin e IP Superligës së Kosovës.

Kampion i sezonit të rregullt është shpallur Sigal Prishtina të cilët ndeshjen e fundit e fituan si vendas ndaj KB Rahovecit me rezulatat 99-93.

Prishtina gjatë sezonit të rregullt ka mbledhur 55 pikë, ndërsa në vendin dytë është pozicionuar KB Bashkimi. Në vendin e tretë dhe për herë të parë për të marrë pjesë në plejoffin e IP Superligës, është KB Rahoveci.

Golden Eagle Ylli janë renditur në vendin e katërt.

Ndeshjet gjysmëfinale të plejoffit do të duken kështu:

Prishtina do të takohet me Yllin në gjysmëfinale të plejoffit të IP Superligës së Kosovës.

Prishtina ka përparësinë e fushës vendëse ndaj Yllit.

KB Bashkimi do të pret KB Rahovecin në Prizren.

Avantazhin e fushës vendëse e ka Bashkimi në takim kundër Rahovecit. /Insporti.com