Prishtina kërkon kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve – Këto janë detajet

Basketboll 20 Shtator 2019 09:14

Sonte nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Leagia-s dhe Sigal Prishtinës.

Në përballjen në Prishtinë, triumfuan mysafirët me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike, ku skuadra polake triumfoi në çastet e fundit.

Sidoqoftë, ndeshja në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje dhe Prishtinës i duhet një fitore prej më shumë se dy pikë për të avancuar në fazën tjetër.

Bardhekaltrit duhet të fitojnë me dy ose më shumë pikë dallim për të kaluar në rrethin e ardhshëm.

Nëse prishtinasit eliminohen nga kjo garë, atëherë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.