Prishtina krenohet me statistikat ndaj vendit të para fundit në tabelë

Prishtina mposhti rivalin e vjetër, Besën e Pejës me shumë lehtësi në ndeshjen që u zhvillua të shtunën. “Bardhekaltrit” fituan me rezultat 4:0, duke e dominuar në të gjitha aspektet skuadrën pejane, shkruan Insporti.com.
Pas ndeshjes, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Prishtina publikoi statistikat e ndeshjes, duke shfaqur një lloj krenarie se kanë dominuar kundërshtarin.
Klubi kryeqytetas në këtë sezon ka shënuar tetë gola, ndërsa ka pësuar vetëm dy gola.
Në javën e parë mposhtën Drenicën me rezultat 3:0, pastaj barazuan me Arbërinë 1:1 duke dështuar të arkëtojnë pikët e plota ndaj skuadrës nga Lipjani, që për herë të parë është pjesë e elitës së futbollit tonë.
Më pas, pësuan humbje ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:0 në “Riza Lushta”.
Për këto ndeshje, nuk u publikua asnjëherë statistikat. Mbetet të shihet se do të publikohet statistikat e ndeshjes së ardhshme ndaj Feronikelit, që do të zhvillohet në mesjavë (të mërkurën).

Ndoshta, publikimi i statistikave është bërë për ta ulur presionin e tifozëve ndaj tyre pas startit tejet dobët të sezonit, përkundër transferimeve të bëra gjatë afatit kalimtar të verës.
Besa e Pejës këtë sezon ka një prej skuadrave më të re në elitën e futbollit tonë, duke iu besuar futbollistëve të rinj.
Prishtina renditet në vendin e tretë me tetë pikë, me një ndeshje më pak. Ish kampioni i Kosovës ende nuk e ka zhvilluar ndeshjes e javës së tretë me Dritën, për shkak të pjesëmarrës së skuadrës gjilanase në garat evropiane.
Ndërsa, Besa e Pejës renditet në pozitën e nëntë me tre pikë. Klubi nga Peja këtë edicion është rikthyer në elitë dhe është një prej klubeve më të trofeshme në vendin tonë, duke numëruar tre tituj të kampionit. /Insporti.com/