Prishtina largon pesë futbollistë, mes tyre edhe rezervistin e “artë”

Futboll 07 Janar 2020 11:46

Prishtina do të jetë ndryshe në pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës, sipas trajnerit Armend  Dallku, shkruan Insporti.com.

Dallku ka konfirmuar interesimin për sulmuesin e Skenderbeut, Oto John por edhe largimet e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollistët si Agon Xhaka, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora dhe Lis Ahmeti u është bërë e ditur se nuk kanë vend në skuadër dhe duhet të kërkojnë klube të reja.

 

“Kemi biseduar edhe me futbollistët që nuk i kemi në plan, duke i inkurajuar dhe rekomanduar që të gjejnë skuadra tjera ku do të kenë më tepër hapësirë për të luajtur, sepse neve nuk na intereson t’i mbajmë në ekip dhe mos të kenë mundësi loje”.

“Pra insistimi im personal duke i takuar ka qenë t’iu shpjegohet situata se si e shoh unë FC Prishtinën në këtë gjashtëmujorësh të dytë. Dhe iu kam rekomanduar të gjejnë skuadra tjera si në Superligë apo edhe kategorinë e parë, për të pasur lojë dhe ne t’i përcjellim nga afër paraqitjet e tyre që pastaj në verë të japim përgjigje se a na janë të nevojshëm apo jo”, ka thënë Dallku për ueb faqen e klubit.

Agon Xhaka, kushëriri i Granit Xhakës, tash e disa sezone është pjesë e ekipit të parë të Prishtinës por pa arritur që të lë gjurmë të madhe. Xhaka nuk kishte fituar besimin e Mirel Josës dhe si duket tani Dallku ia ka treguar derën e klubit.

Agon Xhaka

 

 

Xhaka deri më tani për Prishtinën ka vetëm dy paraqitja zyrtare në sezonin 2016/17, gjithnjë sipas sajtit të klubit nga kryeqyteti.

Prishtina përfundoi në pozitën e katërt me 3i pikë në sezonin vjeshtor të Superligës. /Insporti.com/

 

-->