Prishtina lidere, Drenica në vendin e gjashtë

Futboll 02 Maj 2021 17:19

KF Prishtina ka fituar derbin me KF Llapin duke u bërë edhe lidere e Superligës së Kosovës. Prishtina mposhti Llapin në udhëtim me rezultat 1:3, në derbin që përfundoi pak minuta më parë në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë, raporton Insporti.com.

Në ndeshjen e dytë që u zhvillua sot, ka ndodhur një befasi e madhe. Drenica ka mposhtur Ballkanin me rezultatin 2:1.

Kjo fitore do të thotë shumë në këtë fund të kampionatit, pasi tre pikët e plota janë shumë të mirëpritura për skuadrën nga Drenica në garën për mbijetesë, kurse për Ballkanin një hap fals në garën për titull të kampionit. 

Me këtë fitore Prishtina, tashmë është lidere e Superligës me 69 pikë, një më shumë se Dritat në vendin e dytë me 68, dhe dy më shumë se sa Ballkani që pas humbjes tani zë vendin e tretë me 67 sosh.

Llapi me këtë humbje vazhdon të mbetet në pozitën e pestë me 39 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Drenica bën një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës duke u renditur në vendin e gjashtë me 38 pikë.

Këto ndeshje ishte të vlefshme për xhiron e 32-të Superligës. /Insporti.com/

-->