Prishtina me kryetar të ri

Superliga 04 Korrik 2019 21:59

Vetëm pak ditë pasi Blerand Stavileci ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të skuadrës, Prishtina e ka emëruar pasuesin e tij dhe këtë e ka bërë të ditur edhe në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Pas situatës së jashtëzakonshme të dorëheqjes së kryetarit Blerand Stavileci, për shkak të çështjeve ligjore, Bordi i Prishtinës me datë 04.07.2019 është takuar në një mbledhje urgjente për zgjidhjen e këtij problemi.

Pas analizës së situatës, dhe pas falënderimit të is- kryetarit për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë gjatë 6 viteve, Bordi unanimisht ka vendosur që për ushtruesin e detyrës së kryetarit të Klubit të zgjidhet Shkëlzen Fetiu, ndërsa zyrtarisht kryetari i ri klubit do të zgjidhet në Kuvendin Zgjedhor i cili do të zhvillohet më vonë”, thuhet në njoftimin e skuadrës kryeqytetase.