Prishtina në ankth pas testeve: Shtatë raste pozitive me coronavirus

Futboll 07 Gusht 2020 08:12

Klubet kosovare që marrin pjesë në garat evropiane janë duke bërë testet për coronavirus, shkruan Insporti.

Fillimisht klubi i Dritës i bëri testet, ku 17 futbollistë u dyshuan si raste pozitive, duke krijuar një panik të madh në ekipin kampion të Kosovës por, në testet e dyta, që të gjithë dolën negativë dhe kësisoj do të udhëtojnë të bashkuar drejt Zvicrës.

Por më keq duket se është situata te fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina, ku sipas burimeve të gazetës Olle  dy futbollistë titullarë, një lojtar i ri dhe katër anëtarë të stafit bardhekaltër kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus.

Prishtina ende nuk e ka komentuar këtë lajm por, lajm i mirë është që ata e zhvillojnë ndeshjen e parë pas thuajse dy javësh, pra të prekurit me virus kanë mundësi reale që të shërohen.

Kujtojmë që skuadra e Armend Dallkut ende nuk e ka mësuar kundërshtarin për garat kualifikuese të Ligës së Evropës, ndërkohë Kosovën në gara ndërkombëtare do ta përfaqësojë edhe Gjilani./Insporti.com/

-->