Prishtina në “gjumë” para ndeshjeve të Evropës

Futboll 05 Gusht 2020 17:47

KF Prishtina duket se është në “gjumë” duke mos vepruar ende në tregun e futbolllistëve. Pasi fitoi Digitalb Kupën e Kosovës, siguroi edhe biletën për rrethin parakualifikues në Ligën e Evropës, por Prishtina ende nuk ka bërë ndonjë hap për transferimin e futbollistëve, shkruan Insporti.com.

Me të përfunduar sezoni, mediet vendore raportuan për largimin e disa futbollistëve kyç të skuadrës, por jo edhe për ndonjë transferim.

Rivalët e Prishtinës, si Drita, Gjilani dhe Ballkani kanë filluar furishëm afatin kalimtar të transferimeve, madje edhe kanë rinovuar me futbollistët kryesorë të skuadrave të tyre.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku ditë më parë në emisionin “Sport Shoë” në Klan Kosova, deklaroi se do të ketë përforcime por që ende nuk asgjë konkrete.

Përveç vështirësisë së sigurimit të futbollistëve të rinj, Prishtina duket se do ta ketë problem edhe mbajtjen e boshtit të skuadrës pas ndeshjeve të Evropës.

Sipas “Gazeta Olle” nga Prishtina priten të largohet sulmuesi Ahmed Januzi, kapiteni Armend Thaqi dhe disa futbollsitë tjerë.

Madje, Januzi ka konfirmuar se është kontaktuar nga SC Gjilani por prioritet ka Prishtinën, ndërsa kapiteni Thaqi ka konfirmuar se ka tri oferta në tavolinë dhe se do t’i shqyrtojë pas ndeshjeve të Evropës.

Prishtina e përfundoi sezonin në pozitën e katërt me 62 pikë. /Insporti.com/

-->