Prishtina nënshkruan kontratë profesionale me talentin Rinor Shabani
Futboll
20 Dhjetor 2021
21:35

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka nënshkruar kontratë profesionale me talentin Rinor Shabani nga shkolla e futbollit të tyre, transmeton Insporti.
Prishtina ka mbetur 11 pikë mbrapa liderit Gjilanit dhe ka bërë disa ndryshime në radhët e veta.
16-vjeçari ka nënshkruar për tri vite me kryeqytetasit, derisa do t’iu bashkohet atyre në fazën përgatitore më 5 janar në Turqi.
Shabani luan në pozitën e sulmuesit anësorë, derisa është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U17.