Prishtina niset drejt Uellsit, nesër zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Connahs

Futboll 28 Korrik 2021 09:40

Kampionët e Kosovës do të luajnë ndeshjen e dytë kthyese kundër Connahs, në kuadër të Ligës së Konferencës, shkruan Insporti.

Në ndeshjen e parë, Prishtina ka regjistruar fitore të rëndësishme (4-1).

Ky rezultat e favorizon skuadrën nga Kosova për t’u kualifikuar në raundin e tretë, ku do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Valur (Islandë) dhe Bodø/Glimt (Norvegji).

Ekipi në krye me Zekrija Ramadanin tashmë ka marrë rrugën drejt Uellsit për ndeshjen që do të zhvillohet nesër.

-->