Prishtina: Nuza e Kasumi nuk delegohen, ndërsa delegohen gjyqtarët e korruptuar

KF Prishtina përsëri ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook. Në reagim thuhet se sot është “Ditë e zezë e futbollit”, raporton Insporti.com.
Klubi më i trofeshëm në elitën e futbollit tonë po ashtu ka kërkuar shkarkimin e Komisionit për delegimin e gjyqtarëve më në krye Malazog Hoxhën, si dhe përjashtimin nga organizmat e futbollit të gjyqtarëve të ndeshjes së sotme, sidomos Kreshnik Vula dhe Fatmir Sekiraqa.
Insporti të martën (dje) ka raportuar për mos delegimin e gjyqtarit më të mirë Genc Nuzës, i cili ka edhe stemën e FIFA-s, përkundër se në këtë xhiro ishin tre derbi. Megjithatë, nuk kishte vend për Nuzën e po ashtu as për Besfort Kasumin.
Gjilani fitoi derbin me rezultat 2:1 por pas përfundimit të ndeshjes ndodhi incidenti më i turpshëm në vitet e fundit në Superligë.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe disa futbollistë të skuadrës kryeqytetase u spërkaten me sprej nga ana e Policisë së Kosovës, ani pse nuk rrezikon sigurinë e gjyqtarëve.
Në këtë ndeshje gjyqtarë kryesor ishte Kreshnik Vula.
Prishtina e përfundoi ndeshjen me një futbollistë më pak në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u ndëshkua me kartonë të kuq pas duelit me Gerhard Prognin e Gjilanit.
Gjilani me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me 58 pikë, ndërsa Prishtina me 57 pikë. /Insporti.com/