Prishtina paralajmëron Llapin

Futboll 08 Nëntor 2019 15:44

Prishtina ka dy ndeshje që nuk fiton, duke marr një barazim ndaj Dukagjinit dhe duke humbur si vendas ndaj Feronikelit.

E ndeshja e radhës për kryeqytetasit është takimi ndaj Llapit.

Prishtina në këtë ndeshje kërkon fitore, ndërsa në rrjetet sociale ka pyetur se mund të këndellet pikërisht ndaj Llapit.

Ja njoftimi i plotë i Prishtinës:

Bardhekaltrit janë dy ndeshje pa fituar dhe tani i pret tjetër ndeshje e vështirë, në Podujevë tek rivalët e Llapit.

Se a mundët Prishtina të fillon këndelljen nga kjo përballje, mbetët të shihet në ndeshjen e nesërme. Por, çdo ekip i madh dhe kur nuk i mungon cilësia e merr vetën pikërisht nga përballjet e vështira.

Përndryshe, dy skuadrat ndajnë pozitat 4 dhe 5 me nga 24 pikë të tubuara, ndërsa skuadra llapjane pati fituar ndeshjen e parë të këtij edicioni duke triumfuar për herë të parë në histori të klubit në “Fadil Vokrri”.

Java XV

Llapi – Prishtina

E shtunë, 9 nëntor – ora: 13.00

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë