Prishtina për titull, kurse Rahoveci për ta vazhduar “ëndrrën”

Superliga 10 Maj 2019 10:16

Sonte luhet ndeshja e katërt e serisë finale të Superligës në basketboll, ku Rahoveci e pret Z Mobile Prishtinën.

Prishtina në këtë takim hynë me epërsi prej 2-1 në seri të finaleve, dhe me një fitore eventuale do të shpallet kampion i këtij edicioni.

Në anën tjetër vreshtarët e luajnë ndeshjen e fundit në palestrën “Mizahit Isma” për këtë sezon, dhe do kërkojnë fitore, ku më pas vendimtare do të jetë takimi në kryeqytet.

Sfida fillon nga ora 20:30./Insporti