Prishtina pëson disfatë të thellë në miqësoren ndaj Chernomores

Futboll 22 Janar 2022 17:20

FC Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore në Turqi, atje ku po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Prishtina pësoi disfatë të thellë me rezultat 4:0 ndaj Chernomores në sfidën e parë miqësore, shkruan Insporti.

Borislav Tsonev (30′), Nazarius Rusin (32′), Vanzhav (69′) dhe Titasville (79′) realizuan golat për ekipin ukrainas.

Prishtina e nisi ndeshjen me këtë përbërje: Haxho, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Karabeci, Boshnjaku, Mankenda, Mone, Hoti, E. Krasniqi, John.

U aktivizuan edhe: Cenaj, Zeka, Ismajli, Aliu. Kryeziu, Tolaj, Shabani, Prapashtica.

Ndryshe, skuadra e Prishtinës ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau më 26 janar.

/Insporti.com

-->