Prishtina – Rahoveci, kacafyten gjatë ndeshjes Edmond Azemi dhe Dardan Berisha

Superliga 09 Nëntor 2019 21:56

Klubi basketbollistik, Prishtina ka vendosur t’i suspendojë dy yjet e skuadrës, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë u mposht me rikthim nga Rahoveci me rezultat 94:87.

Përveç kësaj humbje, Prishtina u përballë edhe me një situatë të re, atë të kacafytjes së basketbollistëve të saj mes vete.

Bëhet fjalë për kapitenin Edmond Azemi dhe zëvendës kapiteni Dardan Berisha, të cilët u kacafyten mes vete gjatë ndeshjes.

Pas këtij veprimi, Prishtina ka vendosur t’i suspendojë të dy basketbollistët, pasi sipas tyre askush nuk guxon ta dëmtoj imazhin e klubit.

-->