Prishtina rinovon kontratën e katër futbollistëve

Futboll 16 Shtator 2020 15:17

FC Prishtina ka bërë hapin e madh duke rinovuar kontratën e katër futbollistëve, shkruan Insporti.

Endrit Krasniqi, Lorik Boshnjaku, Eglant Haxho dhe Alban Muqiqi janë emrat e lojtarëve të cilët kanë rinovuar kontratën.

Dy të parët kanë nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa Muqiqi dhe Haxho vetëm edhe për një edicion.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës pa ndërhyrje:

Katër futbollistë rinovojnë kontratat

Dy mesfushorët dhe dy portierët

Prishtinë, 16 shtator 2020 – FC Prishtina ka rinovuar kontratat me katër futbollistë të saj.

Mesfushorët, Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi kanë arritur marrëveshje disavjeçare, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi njëvjeçare.

Boshnjaku, 25 vjeç, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015. Me Prishtinën ka regjistruar 145 ndeshje zyrtare, larg futbollisti aktiv me më së shumti paraqitje.

Krasniqi, në tetor mbush 26 vite, me fanellën e Prishtinës është nga janari i vitit 2015 dhe për disa vite me ndërprerje ka regjistruar 84 paraqitje zyrtare.

-->