Prishtina sot mëson kundërshtarin në UEFA Champions League

Futboll 08 Qershor 2021 11:08

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Prishtina sot mëson kundërshtarin për raundin paraprak në UEFA Champions League.

Shorti hedhet në zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës nga ora 12:00.

Katër skuadrat, kampioni i Kosovës (Prishtina), i Ishujve Faroe (HB Torshavn), Andorrës (Inter Club) dhe San Marinos (Folgore) do të luajnë në raundin paraprak – me gjysmëfinalen që zhvillohet më 22 qershor dhe me finalen që zhvillohet më 25 qershor.

Fituesi i raundit paraprak hyn në raundin e parë kualifikues (shorti 15 qershor), i cili do të mbajë ndeshjet vajtje/ardhje më datat 6/7 dhe 13/14 korrik, ndërsa tre skuadrat tjera shkojnë në garat e UEFA Europa League.

-->