Prishtina sot ndaj Apoelit synon ta përsëris suksesin e ndeshjes së parë

Basketboll 12 Nëntor 2019 14:56

KB Sigal Prishtina sot (e martë) do të jetë mysafire e Apoel Nicosia në Qipro. Kjo është ndeshja e katërt në Grupin C të FIBA Europe Cup.

Kampionia e Kosovës në basketboll nga tri ndeshje ka regjistruar një fitore dhe dy humbje, kurse Apoel ka tri humbje në tri ndeshje.

Për “bardhekaltrit” kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të vazhduar në rrethin e ardhshëm të kësaj gare.

Edicionin e kaluar, kryeqytetasit arritën suksesin më të madh në këtë garë, duke hyrë në Top 16.

Kampionët e Kosovës shpresojnë se do të përsëritin këtë sukses edhe në këtë edicion. Ndeshja Apoel Nicosia-Sigal Prishtina zhvillohet nga ora 17:00 me kohën tone lokale.

Takimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave e kishte fituar Prishtina me rezultat 93:74.

-->