Prishtina synon miqësore me gjigantët evropian

Futboll 09 Qershor 2021 17:00

Skuadra kampione e Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2020/2021, Prishtina, po synon një miqësore luksi me gjigantët evropian, Ajaxin, raporton Insporti.

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina, ka shprehur vullnetin për një miqësore me katër herë kampionët e Evropës, Ajaxin.

Ishte klubi holandez ai i cili përmes llogarisë zyrtare në Twitter, bëri pyetjen nëse ka klube të interesuara për një miqësore gjatë kësaj verë.

Prishtina u përgjigj pozitivisht, duke thënë që janë të mirëpritur në çdo kohë.

Kujtojmë që Prishtina do të marr pjesë në Ligën e Kampionëve, ku takimet parakualifikuese do t’i zhvillojë në Elbasan./Insporti.com/

-->