Prishtina trazon klubet serbe, kjo është arsyeja

Basketboll 21 Maj 2019 16:32

Menaxheri i klubit serb të basketbollit, Igokea, Igor Dodik, ka paralajmëruar se klubi i tij do të largohet nga ABA Liga, nëse shqyrtohet pjesëmarrja e KB Prishtinës në këtë ligë.

“Ky është qëndrimi im, unë flas vetëm për veten time. E di që ekziston iniciativa që Prishtina të jetë pjesë e ABA Ligës, por e di që kjo ide nuk përkrahet edhe nga klubet tjera. Ndoshta ka edhe të tilla që e përkrahin këtë ide. Qëndrimi im rreth kësaj çështjeje është shumë i qartë, nëse zyrtarisht shqyrtohet në Kuvendin e ABA Ligës një gjë e tillë, atëherë ne largohemi nga garat”, ka deklaruar Dodik.

Në Kuvendin e ABA Ligës do të shqyrtohet edhe hyrja eventuale e Olimpiakosit në ABA Ligë, por edhe për tensionet ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Buducnostit në serinë e ndeshjeve finale, si dhe për kontratën me Euroligën, e cila skadon vitin e ardhshëm. /Zëri.info