Prishtina – Trepça ’89, kjo skuadër është në gjysmëfinale (shikoni penalltitë)

Futboll 10 Shkurt 2019 17:59

Pas Feronikelit, Vëllaznimit e Ballkanit, skuadra e fundit që e ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll është Trepça ’89.

Fituesi i kësaj ndeshjeje u përcaktua vetëm pas gjuajtjeve të penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazimin 0:0.

Më i merituari për këtë sukses të “Minatorëve” është portieri Arben Beqiri, i cili e priti penalltinë e gjuajtur nga Arbër Hoxha, ndërsa më herët kapiteni Armend Dallku e qëlloi tërthorësen.

Për Trepçën ’89 shënuan Renato Hyshmeri, Elton Basriu, Ylber Maloku, Gëzim Rusi dhe Franck Herman, ndërsa dështoi vetëm Orges Gava.

Për Prishtinën shënuan: Armend Thaçi, Alen Jasharoski, Ergyn Ahmeti dhe Mario Morina.